Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Premte, 30.11.2018




Komisioni miratoi projektligjet për FSK-në


Komisioni për Buxhet dhe Financa mbajti sot mbledhje, të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, kryetar, në të cilën miratoi projektligjet për FSK-në.

Kryetari Abdixhiku tha se ushtria e Kosovës këtë vit do të ketë buxhet 53 milionë euro, në vitin 2020, 57 milionë, ndërkaq, gjatë vitit 2021, 62 milionë.

Projektligji për FSK-në, nga anëtarët e komisionit u vlerësua si njëri ndër ligjet më të rëndësishme që ka pasur ndonjëherë për të ardhmen e vendit.

Pas diskutimeve, komisioni njëzëri përkrahu tri projektligjet: Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me amendamente të komisionit funksional.

 

Buxheti