Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Hënë, 19.11.2018




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka përcaktuar agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.

Të enjten, më 22 nëntor, në orën 10:00, do të vazhdojë punimet seanca e jashtëzakonshme, e filluar më 16 nëntor 2018, "për debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve, lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës".

Të premten, ndërkaq, po në orën 10:00, Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018.

Pas përfundimit të saj, në orën 14:00 do të fillojë seancë e re, në të cilën do të shqyrtohen projektligjet që lidhen me agjendën e reformave evropiane, si dhe pika të tjera të përcaktuara në rend dite.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit