Lajmet e fundit

Nga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

E Premte, 16.11.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme, të kryesuar nga Kujtim Shala, nënkryetar, në të cilën planifikohej të mbahej debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve, "lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës".

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, propozoi që kjo seancë të shtyhet, për shkak të mungesës së kabinetit qeveritar, ndërsa për mbajtjen e saj të vendos Kryesia e Kuvendit.

Me këtë u pajtua edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili propozoi që ky debat të mbahet pas vendimmarrjes lidhur me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, pra, pas datës 20 nëntor.

Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje foli Albulena Haxhiu, e cila përkrahu propozimin për shtyrjen e seancës dhe adresoi kritika për mungesën e kabinetit qeveritar.

Shtyrjen e seancës e përkrahën edhe Grupi Parlamentar i Partisë Social-Demokrate dhe ai 6+.

Ndërsa Grupi Parlamentar i AAK-së dhe ai i Nismës Socialdemokrate, arsyetuan mungesën e kabinetit qeveritar, duke u pajtuar po ashtu me shtyrjen e seancës.

Në fund, me mocion u vendosë që për mbajtjen e seancës të vendosë Kryesia e Kuvendit.

 

 

Nga seanca e jashtëzakonshme e KuvenditNga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit