Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Premte, 09.11.2018




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, gjatë mbledhjes së sotme, të kryesuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, shqyrtoi tri projektligje: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sport, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe Projektligjin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Në këtë mbledhje, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të dhënë arsyetimet e tyre lidhur me plotësim-ndryshimin e projektligjeve të lartpërmendura.

Komisioni pasi shqyrtoi në tërësi këto tri projektligje, u dha mbështetje dhe i procedoi për shqyrtim të mëtejmë në komisionet kryesore.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...