Lajmet e fundit

Deputetja Sala Berisha- Shala vizitoi ndërmarrjen “Plus Center” në Ferizaj

E Premte, 09.11.2018




Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha Shala, e shoqëruar nga deputeti Veton Berisha, anëtar i Komisionit, si dhe përfaqësues nga Klubi i Prodhueseve të Kosovës, vizituan sot ndërmarrjen "Plus Center" në Ferizaj.

Qëllimi i vizitës ishte njoftimi nga afër me zbatimin e Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit, përkatësisht nenit 16, paragrafit 8 të këtij Ligji, sipas të cilit parashihet vendosja e flamujve të vendit të origjinës, afër produkteve, e që ka për synim informimin më të mirë të konsumatorëve lidhur me prejardhjen e produktit që dëshiron të blejë.

Deputetët vizituan edhe fabrikën e veglave "Plus Center".

Deputetja, Sala Berisha Shala, e falënderoi pronarin e ndërmarrjes "Plus Center" z. Sylejman Neziri për mirëpritjen që u bëri, dhe e përgëzoi atë për iniciativën e vendosjes së flamujve, edhe pse neni që i obligon shitësit të vendosin flamujt do të filloi së zbatuari në fund të dhjetorit të këtij viti. Ajo po ashtu ftoi qytetarët që të konsumojnë prodhime vendore, duke i siguruar për kualitetin e tyre.

Deputet vazhduan vizitën e tyre edhe në fabrikën e përpunimit të drurit, e cila është pjesë në "Oxa Group", ku u njoftuan me procesin dhe sfidat e prodhimit. Naser Hoxha, pronar i ndërmarrjes" Oxa Group" tregoi për konkurrencën jolojale dhe sfidat e prodhimit në Kosovë.

Mesazhi i përbashkët i të gjitha palëve gjatë kësaj vizite për qytetarët e Kosovës ishte, që të konsumojnë produkte vendore sepse, vlerësuan ata, ato janë shumë kualitative.

 

 

Deputetja Sala Berisha- Shala vizitoi ndërmarrjen “Plus Center” në FerizajDeputetja Sala Berisha- Shala vizitoi ndërmarrjen “Plus Center” në FerizajDeputetja Sala Berisha- Shala vizitoi ndërmarrjen “Plus Center” në Ferizaj