Transkriptet

    Seancë Plenare, vazhdim

    E Hënë, 15.04.2019 10:00




    Rendi i ditës

    I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 30 janar 2019:

    1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

    2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për trashëgiminë kulturore,

    3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

    4. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, për vazhdimin e mandatit edhe për një afat 30-ditor,

    5. Votimi në parim i Projektligjit për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

    II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 28 shkurt 2019:

    1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për automjete,

    2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

    3. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë,

    5. Votimi në rundin e dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

    6. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,

    7. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për pesë (5) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 7 mars 2019:

    1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

    2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

    3. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

    4. Votimi i raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

    5. Votimi i raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

    6. Votimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

    7. Votimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

    8. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

    9. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

    10. Votimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,

    11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.

    12. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,

    13. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave.

    14. Votimi në parim i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës,

    15. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

    16. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

    17. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

    18. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,

    19. Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.

    20. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.

    21. Miratimi i Deklaratës në lidhje me vëllezërit Bytyqi,

    22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

    23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/22 për Kinematografinë,

    24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

    25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

    26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim-ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,

    27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,

    28. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit të Procedurës Penale,

    29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,

    30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

    31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Diasporën,

    32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit të punës,

    33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pronën publike,

    34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

    35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-247,

    36. Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,

    37. Interpelanca e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës sh. a./NKEC.

    IV. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 12 mars 2019:

    1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

    V. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 13 mars 2019:

    1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

    Transkripti

    Votimi elektronik

    pika 4
    pika 7
    pika 8
    pika 10
    pika 21