Lajmet e fundit
Shtator 2013
- E Hënë, 30.09.2013
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca e papërfunduar vazhdon më 2 tetor. Do të votohet ratifikimi i një konvente , miratimi i tri projektligjeve dhe raporti i një komisioni parlamentar lexo më shumë
- E Premte, 27.09.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Komisioni përkrahu vendimin e qeverisë për ndryshimin e normës së tatimit të akcizës në duhan lexo më shumë
- E Enjte, 26.09.2013
Mbledhja e Kuvendit
U përkrah në parim Projektligji për investimet e huaja, si dhe Projektligji për Institutin e Kosovës për Administratë Publike. Kuvendi shqyrtoi edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën tatimore dhe procedurat, Projektligjin për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim... lexo më shumë
- E Enjte, 26.09.2013
Kryeparlamentari Krasniqi priti Komisionin për Çështje Evropiane të Parlamentit të Danimarkës
Kryetari Krasniqi shprehu falënderimin për ndihmën që shteti danez i ka dhënë Kosovës në rrugës e saj të lirisë, të ndërtimit të institucioneve e zhvillimit të demokracisë Deputetët nga Danimarka i interesuan për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë, për procesin e zgjedhjeve lokale dhe pritjet për daljen e qytetarëve në to lexo më shumë
- E Enjte, 26.09.2013
Komisioni për Integrime Evropiane priti delegacionin nga Parlamenti i Danimarkës
U bisedua për zhvillimet në Kosovë në sensin e rrugës evropiane të vendit. Interes për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, sidomos për njohjen e përvojave të shkëlqyera daneze për mbikëqyrjen e Qeverisë. Kërkohet mbështetja e shtetit skandinav për mbështetjen e Kosovës në procesin e stabilizim-asocimit dhe të liberalizimit të... lexo më shumë
- E Enjte, 26.09.2013
Takim i Komisionit për të Drejtat e Njeriut...me Komisionin për çështje Evropiane të Parlamentit të Danimarkës
Jemi për bisedime fryt i të cilave do të jetë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,theksoi Suzan Novobërdali Serbia nuk bën përpjekje të duhura për zbulimin e varrezave masive ,megjithëse ato i di lexo më shumë
- E Mërkure, 25.09.2013
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në ceremoninë zyrtare të përcjelljes së trupit të ushtarit të vrarë të EULEX-it
Ceremonia përcjellëse për ushtarin e vrarë të EULEX-it enavièius, filloi me interpretimin e himnit të Bashkimit Evropian dhe atij të Lituanisë lexo më shumë
- E Mërkure, 25.09.2013
Kryekuvendari Krasniqi do të takohet me Komisionin për çështje Evropiane të Parlamentit të Danimarkës
- E Mërkure, 25.09.2013
Delegacioni i Parlamentit të Danimarkës takohet nesër me dy komisione të Kuvendit
- E Mërkure, 25.09.2013
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
- E Mërkure, 25.09.2013
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtua raporti i auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2012 lexo më shumë
- E Mërkure, 25.09.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U përkrah Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre lexo më shumë
- E Mërkure, 25.09.2013
Reagim i Grupit të Grave Deputete
Shprehet indinjatë ndaj sjelljeve denigruese ndaj grave lexo më shumë
- E Marte, 24.09.2013
Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Komisioni përkrahu Projektligjin për fshatin Zymi i Hasit lexo më shumë
- E Marte, 24.09.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni miratoi amendamentet e Projektligjit për sistemin e lejeve dhe licencave lexo më shumë
- E Hënë, 23.09.2013
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca e radhës mbahet më 26 shtator. Do të procedohet me dy pika të mbetura të 12 shtatorit dhe me ato të seancës së shkuar. Do të ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa do të shqyrtohen katër projektligje. Nga rendi i ditës i kësaj seance hiqet raporti i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së lexo më shumë
- E Premte, 20.09.2013
Kryekuvendari Krasniqi u nënshkrua në librin e zisë për pjesëtarin e EULEX-it, Audrius enavièius
- E Premte, 20.09.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
U shqyrtua propozimi për formimin e grupeve të miqësisë në Kuvendin e Kosovës. Aktualisht funksionon mirë vetëm grupi i miqësisë me Parlamentin turk dhe deri diku grupi i miqësisë me Parlamentin e Francës. Është propozuar formimi i 16 grupeve të miqësisë me shtete të veçanta por edhe me grupe shtetesh të rajoneve të ndryshme të botës. lexo më shumë
- E Premte, 20.09.2013
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
Komisioni shprehu shqetësimin lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në pjesën veriore të Mitrovicës. Ndërkaq, diskutuan lidhur me mbikëqyrjen e procesit të gradimit të Policisë së Kosovës, si dhe për çështjen e zjarrfikësve në Kosovë lexo më shumë
- E Premte, 20.09.2013
Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Komisioni shqyrtoi Projektligjin për fshatin Zymi i Hasit. lexo më shumë
- E Premte, 20.09.2013
Anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane vizituan Kroacinë
Kroacia vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane lexo më shumë
- E Enjte, 19.09.2013
Kryekuvendari Krasniqi dënon sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it
Me rastin e sulmit ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në Zveçan, ku nga plagët e marra vdiq zyrtari me inicialet A.S. nga Lituania ,kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dha këtë deklaratë: lexo më shumë
- E Enjte, 19.09.2013
Mbledhja e Kuvendit
- E Enjte, 19.09.2013
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
Në mungesë kuorumi dështoi votimi për Raportin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së lexo më shumë
- E Mërkure, 18.09.2013
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtua Raporti i Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2012 lexo më shumë
- E Mërkure, 18.09.2013
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Të bëhen përpjekje më të mëdha që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme financimi për mediumin publik-RTK-ën lexo më shumë
- E Marte, 17.09.2013
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve , John A. Boehner
Ju siguroj se institucionet dhe populli i Kosovës e kanë përjetuar rënd këtë ngjarje tragjike dhe e dënojnë fuqishëm këtë akt të dhunshëm dhe të shëmtuar, thuhet telegramin e ngushëllimit të z. Krasniqi lexo më shumë
- E Marte, 17.09.2013
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
Anëtarët e komisionit ftojnë ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, që të raportojë në komision lidhur me vendimin për ndalimin e qarkullimit të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë U përkrah Plani i Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2013 Anëtarët e komisionit formuan grup pune për hartimin e... lexo më shumë
- E Marte, 17.09.2013
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
U diskutua për ecurinë e monitorimit të Ligjit për persona të zhdukur dhe të Ligjit për persona të verbër. lexo më shumë
- E Marte, 17.09.2013
Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Komisioni shqyrtoi Projektligjin për fshatin Zymi i Hasit. lexo më shumë
- E Hënë, 16.09.2013
Kuvendi shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
Kuvendi hapi dyert për nxënës, studentë dhe qytetarë, të cilët vizituan ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe u takuan me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur U hap Panairi i organizatave të shoqërisë civile", si dhe u mbajt tryeza me temën: Rrjetet sociale mundësi e komunikimit më të mirë të klasës politike me... lexo më shumë
- E Hënë, 16.09.2013
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca e radhës mbahet më 19 shtator. Do të ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa do të shqyrtohen tri projektligje. Para fillimit të kësaj seance do të vazhdohet me tri pikat e papërfunduara nga seanca e 12 shtatorit. lexo më shumë
- E Premte, 13.09.2013
Më 16 shtator, Kuvendi kremton Ditën e Demokracisë
Kuvendi hap dyert për qytetarë, të cilët do të kenë mundësi ta vizitojnë ndërtesën e Kuvendit dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, si dhe organizon një varg aktivitetesh të tjera lexo më shumë
- E Premte, 13.09.2013
Seancë solemne e Kuvendit, me rastin e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama
Rama: Vij me respektin e madh çfarë keni ditur të bëni për Kosovën në vetëm 5 vjet shtet dhe me disponimin më të plotë për të mësuar se rruga jonë është e bashkuar drejt familjes evropiane Krasniqi: Qëllimet programatike të Qeverisë së re karshi Kosovës, janë inkurajuese e shpresëdhënëse për thellimin e marrëdhënieve tona dhe për... lexo më shumë
- E Premte, 13.09.2013
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Krasniqi ka uruar që të bëhet realitet programi i z. Rama i bërë publik në Tiranë dhe Prishtinë Janë krijuar parakushte për thellim të bashkëpunimit të përbashkët në të gjitha fushat e jetës dhe të punës. Rama lavdëron afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të arriturat e saj evidente . Bisedimet me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura... lexo më shumë
- E Premte, 13.09.2013
Kryekuvendari Krasniqi mori pjesë në konferencën me temë: Qasja në informata, këshilla dhe ndihmë aktive
Kosova ka nevojë të përmirësojë në vazhdimësi legjislacionin e qasjes në informata, në dokumente publike dhe për këshilla e ndihmë aktive, si dhe të shtojë mekanizmat implementues dhe të ngritë kapacitetet e tyre lexo më shumë
- E Premte, 13.09.2013
Komisioni për Integrime Evropiane u takua sot me Volker Münchow, deputet i Landit të Nordrhein-Westfalen (SPD) dhe delegat në Komisionin Evropian
Të thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Gjermanisë lexo më shumë
- E Enjte, 12.09.2013
Nga mbledhja e rregullt e Kuvendit
Kuvendi miratoi katër raporte Nga opozita u dhanë shumë vërejtje për procesin e privatizimit të PTK-së Në mungesë kuorumi seanca ndërpreu punimet lexo më shumë
- E Enjte, 12.09.2013
Deputeti Hydajet Hyseni-Kaloshi mori pjesë në punën e disa komisioneve të Këshillit të Evropës
Hydajet Hyseni ka kërkuar që të përfshihet në rezolutë edhe çështja e ndjeshme e personave të pagjetur të Kosovës dhe të zbardhet fati i tyre lexo më shumë
- E Enjte, 12.09.2013
Aktivitete të GGD-ës për fuqizimin e grave në zgjedhjet lokale
Certifikata për 22 pjesëmarrëse të trajnimit Komunikimi, aftësitë e prezantimit dhe qasja në media lexo më shumë
- E Mërkure, 11.09.2013
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Përkrahet procedimi i mëtejmë në Kuvend i Projektligjit për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, nr. 04/L-221,por u kërkua që neni 12 të riformulohet lexo më shumë
- E Mërkure, 11.09.2013
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
U përkrah për procedim të mëtejmë Projektligji për Komisionarin e Kuvendit te Kosovës, për Policinë e Kosovës dhe FSK-në lexo më shumë
- E Mërkure, 11.09.2013
Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
Komisioni formoi grupet punuese për shqyrtimin e dy projektligjeve lexo më shumë
- E Mërkure, 11.09.2013
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së do të raportojë në Komision pasi që të vendoset rreth riemërimit të tij lexo më shumë
- E Marte, 10.09.2013
Kryeparlamentari Krasniqi priti presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor
Marrëdhënie të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve. Të arritura të mëdha të Kosovës në dhjetë vjetët e shkuara. Afaristët sllovenë prijnë në investimet ekonomike në Kosovë. Në procesin e integrimeve evropiane Kosova ka shansin të mos bëjë gabimet e vendeve të tjera, anëtare të BE-së. Ajo mund të gjejë edhe rrugë anësore që e shkurtojnë... lexo më shumë
- E Marte, 10.09.2013
Kryekuvendari Krasniqi uron kryeparlamentarin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta
Marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona do të thellohen dhe zgjerohen në vazhdimësi lexo më shumë
- E Marte, 10.09.2013
Kryekuvendari Krasniqi priti në një takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, z. Michael L.Giffoni
Kosova do të ketë vazhdimisht përkrahjen e Italisë. Si shtet ne kemi nevojë për stabilitet në Kosovë. Megjithëse Kosova ende nuk është anëtare e BE-së,ajo është pjesë e shoqërisë evropiane,theksoi ambasadori italian lexo më shumë
- E Marte, 10.09.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni miratoi në parim Projektligjin për investimet e huaja lexo më shumë
- E Hënë, 09.09.2013
Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin e ri të Sllovenisë, z. Miljan Majhen
Vlerësohen lart marrëdhëniet ndërmjet dy parlamenteve dhe shteteve Sllovenia do të jetë përkrahëse edhe në rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian lexo më shumë
- E Hënë, 09.09.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrahën dy projektligje, dy raporte vjetore financiare dhe propozimi i panelit vlerësues të BQK-së lexo më shumë
- E Hënë, 09.09.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U diskutua lidhur me planin e punës së komisionit lexo më shumë
- E Premte, 06.09.2013
Kryekuvendari priti presidentin e Kroacisë, z. Ivo Josipoviq
Kosova dhe Kroacia po ndërtojnë marrëdhënie shumë të mira, por ka hapësirë që ato të thellohen edhe më Në procesin e integrimit evropian, Kosova gëzon përkrahjen kroate lexo më shumë
- E Enjte, 05.09.2013
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Seanca e parë e sesionit vjeshtor mbahet më 12 shtator. Do të shqyrtohen gjashtë raporte të agjencive që i përgjigjen Kuvendit lexo më shumë
- E Mërkure, 04.09.2013
Kryekuvendari Krasniqi mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar mbi Konstantinin e Madh dhe Ediktin e Milanos
Nuk kemi si të mos përkulemi , para atyre mendjeve që hapën hulli të mëdha,hulli që duhet avancuar për të humanizuar jetën,lirinë, demokracinë dhe zhvillimin lexo më shumë
- E Mërkure, 04.09.2013
GGD priti sot ekspertë të onkologjisë nga Kosova dhe Italia
U diskutua lidhur me projektin për zbulim të hershëm të sëmundjes së kancerit , skriningut dhe trajtimit të kancerit të gjirit, cervikal dhe kolorektal lexo më shumë