Lajmet e fundit
Shkurt 2013
- E Enjte, 28.02.2013
Mbledhja e Kuvendit
U pamundësua Raportimi i kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, për takimin e tij të pestë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq Kërkohet shpejtimi i kthimit të Fondit të Pensionistëve të Kosovës, të plaçkitura nga ana e Serbisë Aprovohet Projektligji për arsimin dhe aftësimin profesional lexo më shumë
- E Enjte, 28.02.2013
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, qëndroi në një vizitë zyrtare në Çeki
Çekia ia rikonfirmon Halitit mbështetjen për Kosovën Nënkryetarin e Kuvendit, z. Haliti, autoritetet çeke e kanë siguruar se nuk do të mungojë mbështetja për Kosovën dhe aspiratat e saj euro-atlantike në mënyrë që sa më shpejtë të bëhet anëtare në organizatat ndërkombëtare lexo më shumë
- E Mërkure, 27.02.2013
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Përcaktimi i dinamikës së procedimit të projektligjeve nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe respektimi i orarit të dorëzimit të projektligjeve, mundëson që Kuvendi të bëjë me kohë shqyrtimin dhe aprovimin e ligjeve lexo më shumë
- E Mërkure, 27.02.2013
Kryeparlamentari takoi kryetarët e komisioneve
Kreu i Kuvendit kërkoi angazhim edhe më të madh nga komisionet për shqyrtimin dhe procedimin e projektligjeve lexo më shumë
- E Mërkure, 27.02.2013
Mbledhje e Komisionit për Punë të Jashtme
Ministri i Jashtëm, Hoxhaj, raportoi para anëtarëve të Komisioni për Punë të Jashtme. Theksohen aktivitetet e tij dhe të MPJ-së, plani i punës për këtë vit dhe prioritetet e Ministrisë. Anëtarët e Komisionit i shtruan shumë pyetje ministrit dhe ngritën shqetësimet e tyre për gjendjen e MPJ-së dhe të Shërbimit Diplomatik të Kosovës. lexo më shumë
- E Mërkure, 27.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Komisioni përkrahu tri projektligje dhe Projektrregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës lexo më shumë
- E Mërkure, 27.02.2013
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Enver Hoxhaj, raportoi sot në Komisionin për Integrime Evropiane, lidhur me raportet e Kosovës me Këshillin e Evropës lexo më shumë
- E Mërkure, 27.02.2013
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtuan raportet kthyese të Organizatave Buxhetore, sipas kërkesës së Komisionit lexo më shumë
- E Mërkure, 27.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Komisioni shqyrtoi dy projektligje dhe diskutoi lidhur me pensionet e qytetarëve të Kosovës në Zvicër lexo më shumë
- E Mërkure, 27.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për arsim, shkencë, kulturë, rini, sport administratë publike, vetëqeverisje lokale dhe media
Anëtarët e Komisioni, duke i shtuar edhe një paragraf, në Projektligjin e përmendur, në parim kanë miratuar Projektligjin për organet qeveritare nr. 04/L-145, i cili do të procedohet për miratim nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës lexo më shumë
- E Mërkure, 27.02.2013
Grupi i Grave Deputete priti të ngarkuarën me punë në Ambasadën finlandeze, Anne Meskanen
U shpreh interesimi për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet grave parlamentare të Finlandës dhe atyre të Kosovës lexo më shumë
- E Mërkure, 27.02.2013
Vizitë e Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme... në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave
- E Marte, 26.02.2013
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion nga Këshilli i Evropës
Të rritet bashkëpunimi mes Këshillit të Evropës dhe Kosovës lexo më shumë
- E Marte, 26.02.2013
Kryetarët e komisioneve takuan delegacionin e Këshillit të Evropës
Përshëndetet vullneti i Këshillit të Evropës për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën, por iu bëhen vërejtje Draft-rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE-së për Kosovën, si dhe rekomandimeve të miratuara. Neutraliteti ndaj statusit të Kosovës po reflektohet keq në zhvillimin e vendit dhe për afirmimin ndërkombëtar të tij. lexo më shumë
- E Marte, 26.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U konstatua se Projektligji për Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës, me amendamentet e komisionit funksional, përmban implikime buxhetore shtesë lexo më shumë
- E Marte, 26.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Anëtarët e Komisionit, duke paraqitur katër amendamente të ri në Projektligjin e theksuar, miratuan në parim Projektligjin për Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës dhe Raportin me Amendamente të Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Ambient dhe Planifikim Hapësinor, që do ti përcillen për miratim... lexo më shumë
- E Marte, 26.02.2013
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Nuk u përkrah amendamenti 5 i Projektligjit nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore, Shkencore, Inovacione dhe Teknologji, sipas të cilit parashihej shkallë financimi për Agjensionin për kërkime shkencore, ndaj u vendos që ky amendament të riformulohet lexo më shumë
- E Marte, 26.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
- E Hënë, 25.02.2013
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kuvendi këtë javë mban dy seanca plenare. Në seancën e së enjtes kryeministri Thaçi e informon Kuvendin e Kosovës për takimin e tij, të pestë, me kryeministrin e Serbisë, në Bruksel. Në të njëjtën seancë do të zhvillohet debat parlamentar për kompensimin e pensionistëve për kontributet e dhëna deri në vitin 1999. Në seancën e 1 marsit... lexo më shumë
- E Hënë, 25.02.2013
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, raportoi sot në Komisionin për Integrime Evropiane, rreth përmbushjes së kritereve afatshkurtëra të dala nga Raporti mbi Studimin e Fizibilitetit dhe takimit të dialogut të strukturuar, të mbajtur në Prishtinë më 12 shkurt lexo më shumë
- E Hënë, 25.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion
Komisioni i rekomandoi Kuvendit shqyrtimin dhe miratimin e amendamenteve të propozuara nga qeveria, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Komisioni përkrahu katër projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale lexo më shumë
- E Hënë, 25.02.2013
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Komisioni kërkon informatë zyrtare nga EULEX-i lidhur me gjendjen e sigurisë në vend, me theks të veçantë në Veriun e Kosovës lexo më shumë
- E Hënë, 25.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Institucionet në Kosovë duhet bërë më shumë në avancimin e të drejtave të medieve lexo më shumë
- E Hënë, 25.02.2013
Nga Komisioni për Bujqësi ...
Përfaqësuesi e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportoi lidhur me sigurinë e produkteve ushqimore në Kosovë lexo më shumë
- E Hënë, 25.02.2013
Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, Ganimete Musliu, u takua me udhëheqësit e RTK-së
Deputetja Musliu u angazhua që të sigurojë mbështetje nga Radio Televizioni i Kosovës që seancat e Kuvendit të Kosovës të interpretohen edhe në gjuhën e shenjave lexo më shumë
- E Premte, 22.02.2013
Nga Komisioni për Bujqësi ...
U shqyrtua Projektligji i Agjencionit për menaxhimin e komplekseve memoriale lexo më shumë
- E Enjte, 21.02.2013
Nga mbledhja e Kuvendit
Kuvendi miratoi rekomandimin që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Agjencioni Kosovar i Privatizimit, në afat katër mujor të ekzekutojnë aktgjykimet e gjykatave kompetente për pagat e papaguara të punëtorëve të Fabrikës së Tubave dhe Çelikut në Ferizaj lexo më shumë
- E Enjte, 21.02.2013
Nga vazhdimi i dy mbledhjeve plenare të Kuvendit
Kuvendi diskutoi për gjendjen e sportit në Kosovë U zgjodhën anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe anëtari joekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore lexo më shumë
- E Enjte, 21.02.2013
GGD-ja përkrah aktivitetet e Grave të Verbëta
- E Mërkure, 20.02.2013
Kryekuvendari Krasniqi priti kryetarin e Senatit të Mbretërisë së Holandës, z. Fred de Graaf
Rezultatet e Kosovës në shumë lëmenj të jetës së gjithmbarshme janë meritë edhe e kontributit të BE-së, e në këtë kontekst edhe të mbështetjes së Holandës, sidomos ndaj proceseve integruese të Kosovës, si e vetmja alternativë e së ardhmes së vendit tonë. Integrimi i Kosovës në BE dhe pengesat që dalin në këtë aspekt është i... lexo më shumë
- E Mërkure, 20.02.2013
Dy komisione parlamentare pritën delegacionin parlamentar nga Holanda
Deputetët e Kuvendit të Kosovës rikonfirmuan unanimisht përcaktimin e Kosovës për integrime evropiane. U vlerësua e pakuptimtë izolimi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës me zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave. lexo më shumë
- E Mërkure, 20.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Komisioni përkrahu katër projektligje dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2012 lexo më shumë
- E Mërkure, 20.02.2013
GGD-ja priti znj. Carina Lamont nga Agjencioni Suedez i Mbrojtjes për Hulumtime
Përkushtim për fuqizimin e gruas në të gjithë lëmenjtë lexo më shumë
- E Marte, 19.02.2013
Nga mbledhja e Kryesisë
Kuvendi të enjten mban dy seanca plenare Në seancën e paradites do të procedohet me pikat e mbetura nga dy seanca të kaluara. Në seancën e pasdites do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me mosekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për pagat e punëtorëve të Fabrikës së Tubave dhe Çelikut në Ferizaj lexo më shumë
- E Marte, 19.02.2013
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Anëtarët e komisionit përkrahën një sërë projektligje, me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Me disa vërejtje u përkrah Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim lexo më shumë
- E Marte, 19.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Pas një debati të gjerë, anëtarët e Komisionit e kanë përkrahur procedimin e mëtejshëm të tri projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës lexo më shumë
- E Marte, 19.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Komisioni shqyrtoi Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit lexo më shumë
- E Marte, 19.02.2013
Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, u takua me Komitetin Republikan të Grave të Verbëta të Kosovës
- E Marte, 19.02.2013
Komisioni për Punë të Jashtme pret nesër delegacionin parlamentar nga Holanda
- E Marte, 19.02.2013
Kryetari i Senatit të Holandës, Fred de Graaf, do të takohet deputetë të komuniteteve pakicë
- E Diel, 17.02.2013
Seancë solemne e Kuvendit me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Në historinë dhe jetën e një vendi, pesë vjet nuk janë aq shumë, por të arriturat dhe ndryshimet që ka bërë Kosova në epokën e Pavarësisë janë të mëdha, tha kryekuvendari dr. Jakup Krasniqi. Në këto pesë vite të shtetësisë, Republika e Kosovës ka ngritur institucionet e saj demokratike dhe funksionale, institucione... lexo më shumë
- E Diel, 17.02.2013
Fjalë e kryetarit Krasniqi në hapje të Seancës solemne të Kuvendit për nder të përvjetorit të pestë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës
- E Diel, 17.02.2013
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli
Shpallja e pavarësisë së Kosovës - ngjarje e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar lexo më shumë
- E Diel, 17.02.2013
Kryekuvendari Krasniqi priti ndihmës presidenten e Republikës Arabe të Egjiptit, znj. Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy
Kosova dhe Egjipti kanë marrëdhënie të fuqishme kulturore dhe historike të cilat do të zgjerohen edhe në sferën politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve. Egjipti është në rrugë e sipër për njohjen e Kosovës që do të ndiqet edhe nga disa vende të tjera arabe lexo më shumë
- E Diel, 17.02.2013
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Edi Rama
Kryeparlamentari Krasniqi dhe kryesocialisti shqiptar, Rama, shkëmbyen urime për Ditën e Pavarësisë dhe vlerësuan të arriturat e deritashme, por identifikuan edhe sfidat me të cilat përballen të dy vendet lexo më shumë
- E Diel, 17.02.2013
Kryekuvendari Krasniqi bëri homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz
- E Shtune, 16.02.2013
Kryekuvendari Krasniqi, nesër, do të bëjë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz
- E Shtune, 16.02.2013
Një delegacion i Kuvendit bëri nderime në varreza dhe pranë përmendoreve të dëshmorëve
Janë bërë homazhe nderimi në Prekaz, Klinë, Pejë, Deçan, Gllogjan, Landovicë, Reçak dhe Prishtinë lexo më shumë
- E Premte, 15.02.2013
Seanca solemne për shënimin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës mbahet ditën e diel, në orën 15
Në këtë seancë solemne, pos deputetëve aktualë dhe krerëve shtetëror të Republikës së Kosovës, janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete politike ndërkombëtare dhe nga shtetet fqinje, ish-deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë, si dhe personalitete të ndryshme të jetës politike, kulturore dhe fetare të Kosovës. lexo më shumë
- E Premte, 15.02.2013
Nënkryetarët e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare do të bëjnë homazhe në varreza dhe pranë përmendoreve të dëshmorëve
- E Enjte, 14.02.2013
Nga punimet e mbledhjes plenare të Kuvendit
U miratuan në parim pesë projektligje, si dhe tri projektligje të tjera në shqyrtim të dytë. Deputetët e refuzojnë për të dytën herë Projektligjin për investimet e huaja. Shtyhet debati parlamentar për gjendjen e sportit në Kosovë. Deputetët e LDK-së dhe të VV-së e braktisin seancën në shenjë refuzimi të të propozuarve për anëtarë të... lexo më shumë
- E Mërkure, 13.02.2013
Parlamenti studentor i dorëzoi një mirënjohje kryekuvendarit Krasniqi
- E Mërkure, 13.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Komisioni përkrahu Projektligjin për ujërat e Kosovës dhe atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale lexo më shumë
- E Mërkure, 13.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
U bisedua lidhur me përgatitjet për mbajtjen e Tryezës së rrumbullakët rajonale, si dhe për Draft-Rezolutën e Parlamentit Evropian për procesin e integrimit evropian të Kosovës lexo më shumë
- E Mërkure, 13.02.2013
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni miratoi amendamentet e grupit punues të Projektligjit për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme lexo më shumë
- E Mërkure, 13.02.2013
Nga dëgjimi publik i nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës
U mbajt dëgjim publik lidhur me Projektligjin për deputetët Delegatët e viteve 90-ta, gjatë diskutimit të tyre insistuan që atyre tiu mundësohet të gëzojnë të drejtat të barabarta me deputetët e Kuvendit të pasluftës. lexo më shumë
- E Mërkure, 13.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U përkrah Projektligji për kontrollin e duhanit dhe ai dhe për Odat e profesionistëve shëndetësorë, me amendamente lexo më shumë
- E Mërkure, 13.02.2013
Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, Musliu, priti një grup nxënësish nga Vushtrria
Nxënësit shprehën interesim për punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, si dhe në veçanti, për punën ë Grupit të Deputetëve të Rinj lexo më shumë
- E Mërkure, 13.02.2013
Plotësim informate nga dëgjimi i djeshëm publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Projektligji për transportin rrugor është në përputhje të plotë me ligjet e BE-së lexo më shumë
- E Marte, 12.02.2013
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Projektligji krijon kushte për zhvillimin e mirëfilltë të transportit rrugor Operatorët në transportin rrugor të zhvillohen në bazë të konkurrencës lexo më shumë
- E Marte, 12.02.2013
Grupi i Deputetëve të Rinj prezantoi Raportin e përgjithshëm të punës
- E Hënë, 11.02.2013
Mbledhja e Kuvendit
U miratuan Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-196 për parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe Propozim-strategjia dhe Plani i Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017 lexo më shumë
- E Hënë, 11.02.2013
Kryeparlamentari Krasniqi priti zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim, në Komisionin Evropian, Joost Korte
U bisedua për të arriturat e deritashme të Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane, si dhe për hapat e angazhimet që duhet ndërmarrë në të ardhmen Për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian duhen bërë reforma të thella lexo më shumë
- E Hënë, 11.02.2013
Haziri dhe Gashi pritën sot në takim zv/drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian, Joost Korte
Kosova duhet të vazhdojë me agjendën evropiane Opozita do të vazhdojë të jap kontributin e saj në rrugën drejt integrimeve evropiane lexo më shumë
- E Hënë, 11.02.2013
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
U përkrah Plani i Punës së Komisionit për vitin 2013, si dhe propozim amendamentet e grupit punues në Projektligjin për Avokaturën Shtetërore Anëtarët e komisionit u njoftuan për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e masës së përkohshme lexo më shumë
- E Hënë, 11.02.2013
Grupi i Grave Deputete priti ambasadorin gjerman, Peter Blomeyer
Temë diskutimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i GGD-së me ambasadën gjermane. lexo më shumë
- E Premte, 08.02.2013
Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, z. Ismet Ylmaz
Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë në të ardhmen do të rritet edhe më shumë lexo më shumë
- E Premte, 08.02.2013
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, të hënën, më 11 shkurt, në të cilën do të shqyrtohen dy projektligje që kanë të bëjmë me luftën kundër korrupsionit, si dhe Propozim-strategjia dhe Plani i Veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013-2017 Më 14 shkurt do të mbahet mbledhja e planifikuar të mbahej dje, ndërsa më 21 shkurt vazhdimi i... lexo më shumë
- E Premte, 08.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit lexo më shumë
- E Premte, 08.02.2013
Grupi i Grave deputete u prit nga presidenti i Baknkës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Përfaqësuesi i BERZH-it shprehu interesim për format e përkrahjes së grave dhe angazhimin e tyre në afarizëm lexo më shumë
- E Premte, 08.02.2013
Kryetarja e GDR-së Ganimete Musliu priti sot përfaqësues të Shoqatës Kosovare të Shurdhmemecëve
Grupi i Deputetëve të Rinj edhe në të ardhmen do të përkrahë komunitetin e shurdhmemecëve U kërkua që edhe Kuvendi të ketë interpretues të gjuhës së shenjave lexo më shumë
- E Enjte, 07.02.2013
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
Deputetët nuk arritën të zgjedhin anëtarin joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Në mungesë të kuorumit nuk u mbajt as mbledhja e rregullt e paraparë për sot lexo më shumë
- E Enjte, 07.02.2013
GGD- ja dhe UNKT-ja organizuan debat me temën: Të ndërtojmë të ardhmen vizioni Kosova 2015
Ju duhet të tregoni se çfarë dëshiron populli i Kosovës në të ardhmen, porositi përfaqësuesja e UNDP-së, Osnat Lubran GGD synon në zvogëlimin e varfërisë, analfabetizmit, vdekshmërisë së foshnjave dhe sëmundjeve ngjitëse, thanë përfaqësueset e GGD-së lexo më shumë
- E Mërkure, 06.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit lexo më shumë
- E Mërkure, 06.02.2013
Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Përkrahen amendamentet e Projektligji për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve Shota dhe për ansamblet e tjera 04/ L -164 dhe njëherësh ky Projektligj procedohet më tutje në Kuvend lexo më shumë
- E Mërkure, 06.02.2013
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
- E Mërkure, 06.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U diskutua për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, para miratimit në parim lexo më shumë
- E Marte, 05.02.2013
Kryekuvendari Krasniqi dënon incidentet në veri të Kosovës
- E Marte, 05.02.2013
Kryekuvendari Krasniqi priti avokatët e popullit të Shqipërisë dhe të Kosovës
Të dy avokatët theksuan se ballafaqohen me sfida në veprimtarinë e tyre, por gëzojnë përkrahjen e parlamenteve përkatëse Institucioni i Avokati të Popullit duhet të ketë pavarësi politike në veprimtarinë e tij,në mbështetje të ligjit lexo më shumë
- E Marte, 05.02.2013
Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Këshilli organizativ i Deçanit
U prezantuan shqetësimet e qytetarëve të këtij lokaliteti lidhur me Vendimin e Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, që ka të bëjë me dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit lexo më shumë
- E Marte, 05.02.2013
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
Anëtarët e Komisionit kërkuan informatë me shkrim nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës lidhur me incidentet e fundit në vend, si dhe një vlerësim të përgjithshëm të situatës së sigurisë në vend. U përkrah në parim raporti përfundimtar për Projektligjin nr. 04/L-160 për Agjencinë e Regjistrimit Civil. lexo më shumë
- E Marte, 05.02.2013
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Ministria në agjendën e saj legjislative të këtij viti nuk e ka amendamentimin e Ligjit për shërbimet gjeologjike Nëse komisioni vendos për amendamentimin e tij, ajo do ti ndihmojë duke bashkëpunuar ngushtë lexo më shumë
- E Hënë, 04.02.2013
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kuvendi mblidhet të enjten, më 7 shkurt. Do të shqyrtohen tetë projektligje. Më 11 shkurt ka mundësi të mbahet seancë tjetër për të miratuar dy ligje dhe një strategji kundër krimit të organizuar. lexo më shumë
- E Premte, 01.02.2013
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
Projektligjin për Institutin e Kosovës për Administratë Publike Kuvendi ia kthen Qeverisë, ndërkaq miratoi në parim pesë të tjera Miratohet Raporti me Rekomandime i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Avokatin e Popullit lexo më shumë
- E Premte, 01.02.2013
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e ri të EULEX-it, Bernd Borchardt
Kryetari Krasniqi kërkoi rritjen e mbështetjes se EULEX-it për Kosovën, si në fushën e sundimit të ligjit, ashtu edhe në procesin e integrimeve euro-atlantike Borchardt tha se EULEX-i luan rol të rëndësishëm në përfshirjen e BE-së në Kosovë, si: procesi i liberalizimit të vizave dhe dialogu i strukturuar i sundimit të ligjit lexo më shumë