Lajmet e fundit
Nëntor 2012
- E Premte, 30.11.2012
Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Kuvendi mbajti sot seancë solemne me rastin e lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj Vendimi i djeshëm i Tribunalit të Hagës, me të cilin u shpallën të pafajshëm luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i shtoi bukurinë dhe madhështinë kremtes kombëtare të Flamurit dhe Pavarësisë' tha kryeparlamentari... lexo më shumë
- E Premte, 30.11.2012
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn
Duke i shprehur z. Haradinaj urimet më të përzemërta për lirimin e tij e të bashkëluftëtarëve, kryetari Krasniqi e konsideroi vendimin e Gjykatës së Hagës fitore të drejtësisë dhe konfirmim të luftës së drejtë e të pastër të UÇK-së lexo më shumë
- E Premte, 30.11.2012
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës
Kuvendi mban mban sot Seancë solemne me rastin e lirimit të z. Ramush Haradinaj lexo më shumë
- E Enjte, 29.11.2012
Deklaratë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me rastin e shpalljes së pafajshmërisë së luftëtarëve të lirisë, në rastin Haradinaj
Akt madhor me të cilin për të satën herë rrëzohen akuzat e pabaza kundër drejtësisë dhe pastërtisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. lexo më shumë
- E Marte, 27.11.2012
Mesazhi i kryekuvendarit Krasniqi me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
- E Hënë, 26.11.2012
Kryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari
Vijmë këtu për ti nderuar, kujtuar dhe falënderuar ata që na mundësuan që 100-vjetorin e pavarësisë ta festojmë të lirë, të pavarur dhe sovran në trojet tona, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, ku vendosi një kurorë lulesh lexo më shumë
- E Hënë, 26.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi përgëzon z. Topalli
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi, kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli Çoba, me këtë përmbajtje: lexo më shumë
- E Hënë, 26.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi do të marrë pjesë në manifestime të ndryshme me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, me ftesë të homologes Topalli
- E Hënë, 26.11.2012
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
U përkrahën propozim-amendamentet e grupit të punës për Projekt-kodin e procedurës penale, si dhe raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 04/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë Anëtarët e komisionit kërkuan nga Komisioni... lexo më shumë
- E Hënë, 26.11.2012
Mbledhje e Komisionit për Punë të Jashtme
U shqyrtua dhe u miratua Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosoves. Ftohet ministri Hoxhaj të raportojë në Komision lidhur me zërat buxhetor për MPJ-në, para se të shqyrtohet për herë të dytë në Kuvend Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013 lexo më shumë
- E Hënë, 26.11.2012
GGD-ja dhe OSBE-ja mbajnë konferencë shtypi lidhur me fushatën kundër kancerit të gjirit
Projekti për blerjen e mamografit mobil-dëshmi se gratë deputete dinë e janë në gjendje të ndërmarrin projekte të madha mbi baza mbipartiake. Misioni i OSBE-së në Kosovë ndër partnerët kyç të Projektit për blerjen e pajisjeve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. lexo më shumë
- E Hënë, 26.11.2012
GGD-ja dhe OSBE-ja mbajnë konferencë shtypi lidhur me kancerin e gjirit
- E Premte, 23.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi bën homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari
- E Premte, 23.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi priti një grup studentësh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Njëqind studentë uruan kryetarin në mënyrë simbolike në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë lexo më shumë
- E Premte, 23.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah pjesa tekstuale e Projektligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2013 lexo më shumë
- E Enjte, 22.11.2012
Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës
U miratuan në parim tri projektligje, ndërsa u miratua një projektligj Kuvendi përkrahu Raportin e tretë dhe të katërt të Komisionit për Integrime Evropiane, për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian për vitin 2012 lexo më shumë
- E Enjte, 22.11.2012
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në manifestimin e Universitetit të Prishtinës kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Brezi i sotëm i kombit shqiptar, ndryshe nga ai i para njëqind vjetëve, e ka të sigurt ekzistencën, ka theksuar Krasniqi lexo më shumë
- E Enjte, 22.11.2012
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes të Francës, Dorlhiac
U bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe procesin e bisedimeve me Serbinë lexo më shumë
- E Mërkure, 21.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi mori pjesë në manifestimin kushtuar 113-vjetorit të Kuvendit të Lidhjes së Pejës Besa-Besë
Lidhja Shqiptare e Pejës është ngjarje e një rëndësie të madhe historike në përpjekjet e shqiptarëve për të qenë të lirë, të bashkuar dhe me shtetin e tyre të pavarur Mirënjohje për kujdesin e pushtetit lokal ndaj figurave kombëtare lexo më shumë
- E Mërkure, 21.11.2012
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
U shqyrtuan dhe u përkrahën propozim-amendamentet e grupit punues në Projektligjin për procedurën përmbarimore, si dhe një sërë raporte me amendamente të komisioneve funksionale lexo më shumë
- E Mërkure, 21.11.2012
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
Mos përfshirja e kontratës së nënshkruar me kompaninë Bechtel Enka për ndërtimin e autostradës, në raportin e auditimit të ZAP-it, ishte njëra nga çështjet dhe shqetësimet që u ngritën nga anëtarët e komisionit gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Infrastrukturës, për vitin 2011.... lexo më shumë
- E Mërkure, 21.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...
Komisioni krijoi një grup punues për vlerësimin e shpenzimeve buxhetore të agjencioneve për vitin 2012 dhe shqyrtimin e kërkesave të tyre buxhetore për vitin 2013 lexo më shumë
- E Mërkure, 21.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Komisioni miratoi raportin e grupit punues për implementimin e Ligjit për efiçiencën e energjisë dhe Propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të AKP-së lexo më shumë
- E Mërkure, 21.11.2012
Tryezë e Grave Deputete
- E Marte, 20.11.2012
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Në vazhdim të seancës (nga java e kaluar) do të shqyrtohet edhe një projektligj dhe Plani i Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian për vitin 2012. Kryesia ka miratuar Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2012. lexo më shumë
- E Marte, 20.11.2012
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U mbajt dëgjim publik për Projektligjin për kontrollin e duhanit Ky projektligj ka të bëjë me ndalimin 100 për qind të duhanpirjes në hapësirat e mbyllura publike, hapësirat e mbyllura të punës, në transportin publik dhe në hapësira të tjera publike, u tha në takim lexo më shumë
- E Marte, 20.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e bashkësive dhe kthim
Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit kanë mbështetur procedimin e mëtejmë të tri projektligjeve (për miratim), në Kuvendin e republikë s së Kosovës lexo më shumë
- E Marte, 20.11.2012
Komisionit për Shëndetësi... mbajti dëgjim publik për Projektligjin për Odat e profesionistëve shëndetësorë
Me këtë projektligj, në Kosovë krijohen katër oda të veçanta shëndetësore, qëllimi i të cilave është promovimi i interesave të punëtorëve shëndetësorë lexo më shumë
- E Marte, 20.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi...
Drejtuesit e agjencioneve dhe rregullatorëve të pavarur nuk paraqitën vërejtje substanciale lidhur me Projektbuxhetin për vitin e ardhshëm lexo më shumë
- E Marte, 20.11.2012
Kryetari i Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport Idriz Vehapi, priti një delegacion të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të kryesuar nga Pere Miro
Ligjet që kanë të bëjnë me sportin janë në pajtim me standardet e Bashkimit Evropian KON-i është mjaft i angazhuar për të ndihmuar sportin Kosovar, që hap pas hapi të sigurohen kushte që edhe sportistët kosovarë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e institucioneve sportive të botës lexo më shumë
- E Hënë, 19.11.2012
Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në Konferencën Shkencore Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar
Këto ditë duhet ta shikojmë të kaluarën tonë pa komplekse, duhet ta shikojmë edhe të sotmen, për tu përgatitur, për të ecur dhe për ti kapërcyer të gjitha pengesat që na i ka vënë historia, theksoi kryetari Krasniqi lexo më shumë
- E Hënë, 19.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi u prit nga kryebashkiaku i Tiranës Basha
Rruga e Kombit ka krijuar mundësi të mëdha , jo vetëm për zhvillimin e turizmit në të dy shtetet, por edhe në aspektin e këmbimit të mallrave lexo më shumë
- E Hënë, 19.11.2012
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U mbajt dëgjim publik për Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti Qëllimi i projektligjit është përfshirja në një dokument e nevojave të pensionistëve Përfaqësues të sindikatave të pensionistëve identifikuan mangësi në kuadër të projektligjit dhe ofruan zgjidhje për propozimet e tyre lexo më shumë
- E Hënë, 19.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
Ligji për persona me aftësi të kufizuara nuk mbron interesat e paraplegjikëve dhe të tetraplegjikëve lexo më shumë
- E Hënë, 19.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
Komisioni kërkoi nga përfaqësuesit e MMPH-së që të plotësojnë listën e komplekseve memoriale lexo më shumë
- E Premte, 16.11.2012
Mbledhja e Kuvendit
Kryeministri Thaçi e informoi Kuvendin e Kosovës për takimin e dytë me kryeministrin e Serbisë. Dua tju siguroj që tërësia territoriale e Kosovës është e pacenueshme. Me asnjë çmim, me asnjë kusht ne nuk do të negociojmë të drejtën tonë për të ekzistuar si shtet, ka thënë Thaçi lexo më shumë
- E Premte, 16.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë
Angazhime për zbatim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet gjykatave kushtetuese të Kosovës dhe Shqipërisë lexo më shumë
- E Enjte, 15.11.2012
Nga mbledhja plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës
U miratua në shqyrtim të parë Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013 lexo më shumë
- E Enjte, 15.11.2012
Kryeparlamentarja e Shqipërisë fton kryekuvendarin Krasniqi në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë
- E Enjte, 15.11.2012
Komisionin për Punë të Jashtme priti delegacionin parlamentar nga Egjipti
U bisedua për forcimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve. Egjipti, si shtet i fuqishëm dhe me ndikim në botën arabe dhe në Konferencën Islamike, mund të luajë rol të rëndësishëm për njohjen e Kosovës nga një varg vendesh aziatike dhe afrikane. Populli i Egjiptit vlerëson sakrificat e popullit të Kosovës për liri dhe vazhdimisht do ta mbështesë... lexo më shumë
- E Enjte, 15.11.2012
Nga vizita e katër deputeteve të Kosovës në Bruksel
Me ftesë të Parlamentit Evropian ato marrin pjesë në seminarin me temë: Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe situata e grave dhe fëmijëve lexo më shumë
- E Mërkure, 14.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi priti delegacionin egjiptian kryesuar nga kryetari i Dhomës së Lartë, Ahmed Fahmy Ahmed
Marrëdhëniet ndërmjet Egjiptit dhe Kosovës po shënojnë ngritje në shumë lëmenj Egjipti është përkrahës i Kosovës dhe vlerëson pavarësinë dhe lirinë e saj. Jemi në përfundim të rrugës së njohjes së pavarësisë së Kosovës, po them njohjes, megjithëse Kosova është në zemër të Egjiptit, theksoi kryetari i Dhomës së ... lexo më shumë
- E Mërkure, 14.11.2012
Kryeparlamentari Krasniqi priti një grup fëmijësh me diabet
Kjo ditë duhet të shërbejë, jo vetëm për ti kujtuar njerëzit, e sidomos fëmijët, që e kanë shkallën e parë të diabetit, por edhe për tu kujdesur për ta lexo më shumë
- E Mërkure, 14.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Kosova është model për rajonin për sa i përket legjislativit të fushës së energjisë lexo më shumë
- E Mërkure, 14.11.2012
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtua raporti i auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2011 lexo më shumë
- E Mërkure, 14.11.2012
Nga tryeza: Projektligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë - rëndësia dhe nevoja
Ky projektligj përputhet edhe me agjendën e integrimit të Kosovës në BE, ku liria e mediave është një nga kriteret kryesore politike dhe ofron mbështetje për gazetarët edhe në rast të gjendjes jashtëzakonshme, kur pezullohen disa të drejta apo liri të njeriut, u shpreh deputetja Lama lexo më shumë
- E Marte, 13.11.2012
Kryeparlamentari Krasniqi priti drejtoreshën rajonale të BB-së Jane Armitage
Banka Botërore do të vazhdojë ta mbështesë sektorin energjetik të Kosovës dhe do të zhvillojë programe për arsimin lexo më shumë
- E Marte, 13.11.2012
Nesër vjen për vizitë zyrtare në Kosovë delegacioni parlamentar nga Egjipti
Do të zhvillohen takime me kryeparlamentarin Krasniqi dhe udhëheqës të tjerë të institucioneve të Kosovës lexo më shumë
- E Marte, 13.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrah Marrëveshja për bashkëpunim financiar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Austrisë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet pensionale, ai për mbrojtjen e bimëve, si... lexo më shumë
- E Marte, 13.11.2012
Grupi Punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për shërbimin civil vizitoi Vushtrrinë dhe Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës
U bisedua për aspekte të ndryshme të zbatimit të Ligjit për shërbimin civil lexo më shumë
- E Hënë, 12.11.2012
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Në seancën e së enjtes do të shqyrtohet Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitit 2013. Ditën e premte kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi, do ta informojë Kuvendin lidhur me takimin e tij të dytë me kryeministrin e Serbisë. Në këtë seancë do të shqyrtohen pesë projektligje. Deri të premten grupet parlamentare duhet... lexo më shumë
- E Hënë, 12.11.2012
Grupit Punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për shërbimin civil nesër viziton Vushtrrinë dhe Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës
- E Hënë, 12.11.2012
Nga Komisioni për Bujqësi ...
Komisioni dhe MMPH-ja u dakorduan që Agjencioni për menaxhimin e komplekseve memoriale të jetë i pavarur dhe ti përgjigjet Kuvendit të Kosovës lexo më shumë
- E Hënë, 12.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
Në fillim të muajit të ardhshëm, grupet punuese do të hartojnë raport të detajuar lidhur me zbatimin e ligjeve lexo më shumë
- E Premte, 09.11.2012
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Blomeyer
Vlerësohet mbështetja e vazhdueshme Gjermanisë për Kosovën. Bashkatdhetarët tanë të shumtë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani janë faktorë të rëndësishëm të krijimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve Po e shoh një vend të lirë që po zhvillohet dhe që synon me të drejtë integrimin evropian, është shprehur... lexo më shumë
- E Premte, 09.11.2012
Sot nis seanca e 58-të vjetore e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Nënkryetarët e Kuvendit Haliti e Miletiq marrin pjesë në punimet e kësaj Asambleje lexo më shumë
- E Premte, 09.11.2012
Komisioni për Zhvillim Ekonomik... vizitoi Departamentin e Metrologjisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe ndërmarrjen private Finesa
Qëllimi i këtyre vizitave ishte për të parë nga afër funksionimin e industrisë së metaleve te çmuara dhe kapacitet administrative shtetërore të kësaj lëmie lexo më shumë
- E Enjte, 08.11.2012
Nga mbledhja e rregullt e Kuvendit
Kuvendi ratifikoi Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Universitetit të Prizrenit dhe të Universitetit të Pejës Menaxhimi financiar nga ana e Qeverisë ka përparuar, por, duhet edhe më tej të avancojë raportimi i menaxhimit të brendshëm dhe transparenca në prokurim, tha Auditori i Përgjithshëm, Oloffson lexo më shumë
- E Enjte, 08.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi mori pjesë në Konferencën Rajonale për Ndihmë Juridike Falas
- E Enjte, 08.11.2012
Takim i Grave Deputete me Jacopo Leone Mc Donald
OSBE-ODHIR vlerësojnë lart aktivitetet e Grupit të Grave Deputete lexo më shumë
- E Mërkure, 07.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi përgëzon presidentin Barack Obama
Me rastin e rizgjedhjes, së z. Barack Obama, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi lexo më shumë
- E Mërkure, 07.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi priti ndihmës presidenten e Republikës Arabe të Egjiptit, znj. Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy
Kosova dhe Egjipti kanë marrëdhënie shumë të mira Shfaqet shpresa se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit do të bëhet së shpejti lexo më shumë
- E Mërkure, 07.11.2012
Kryekuvendari Krasniqi priti disa pjesëtarë të ish-TMK-ës
- E Mërkure, 07.11.2012
Komisioni për Integrime Evropiane priti sot kryesuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesin Special të BE-së, z. Samuel Zhbogar
Gjatë takimit që pati me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane, Zhbogar tha se Kuvendi duhet të fuqizojë rolin e vet mbikëqyrës ndaj Qeverisë dhe se BE-ja kërkon nga Kosova masa të realizueshme afatshkurtëra Anëtarët e Komisionit vlerësuan se do të rrisin angazhimin e tyre në drejtim të sundimit të ligjit, luftimit të krimeve dhe... lexo më shumë
- E Mërkure, 07.11.2012
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
Për zbatimin e Ligjit për efiçiencën e energjisë, do të ftohet të raportojë ministri i Ministrisë përkatëse lexo më shumë
- E Mërkure, 07.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Komisioni i rekomandoi seancës plenare miratimin në parim të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013 lexo më shumë
- E Mërkure, 07.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
U shqyrtua Raporti i pasqyrave vjetore financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme Në takim merrte pjesë edhe ministri i e Punëve te Brendshme,Bajram Rexhepi lexo më shumë
- E Mërkure, 07.11.2012
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
Përkrahen në parim i Projektligji për ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve Shota dhe për ansamblet e tjera 04/ L -164, si dhe amendamentet në Projektligjin për arsimin dhe aftësimin profesional 04/L-138 lexo më shumë
- E Mërkure, 07.11.2012
GGD priti Ambasadoren e Republikës Turke në Kosovë, znj. Songül Ozan
Gratë deputete janë shumë të brengosura për shëndetin e gruas në shoqërinë e Kosovës. Ato falënderuan Republikën Turke për mbështetjen e saj për Kosovën. Ju po bëni punë të mirë duke u marrë dhe aspekte që kanë të bëjnë me jetën e gruas, ka thënë Ozan, duke premtuar mbështetje për projektet e GGD-së lexo më shumë
- E Marte, 06.11.2012
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Legjislacion
Komisioni për Legjislacion do të ketë një qasje serioze në draftimin e Projektligjit për provimin e jurisprudencës, duke marrë parasysh se reforma në sistemin gjyqësor duhet të vazhdojë me efikasitet dhe se kjo shihet si një hallkë e rëndësishme në reformimin e sistemit të drejtësisë, u tha gjatë dëgjimit publik të Komisionit për Legjislacion,... lexo më shumë
- E Marte, 06.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
U përkrahën dy projektligje dhe një propozim-vendim i Qeverisë lexo më shumë
- E Marte, 06.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
Ministri Agani raportoi lidhur me zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë, me theks të veçantë, për zgjedhjet e udhëheqësve të klinikave universitare lexo më shumë
- E Marte, 06.11.2012
Komisioni i për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri organizoi dëgjim publik lidhur me Projektligjin për zonat ekonomike
- E Marte, 06.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
Anëtarët e Komisionit shqyrtuan dy raporte informuese, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës, lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës, me datë 17 dhe 18 tetor 2012. Raporti u vlerësua i pa plotë dhe vetëm përshkrues. Ministri i MPB-së, duhet të raportojë në komision, lidhur me ngjarjet në protestat e organizuara... lexo më shumë
- E Marte, 06.11.2012
Dëgjim publik në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
Në tekstin e Projektligjit, i cili është shumë më i avancuar se sa Ligji ekzistues, ka nevojë që disa nene dhe nocione të tij të përcaktohen më mirë, si kompetencat e komunave etj. lexo më shumë
- E Marte, 06.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
Përkrahen amendamentet në Projektligjin për mbrojtjen e bimëve lexo më shumë
- E Marte, 06.11.2012
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim
Pas debatit gjithëpërfshirës anëtarët e Komisionit kanë përkrahur procesuimin e mëtutjeshëm të tri p/ligjeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës lexo më shumë
- E Hënë, 05.11.2012
Vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
Deputetët përkrahën në parim Projektligjin për kontrollin e duhanit, Projektligjin për sistemin e pagesave, si dhe Projektligjin për zonat ekonomike. U miratua Projektligji për regjistrimin e pengut në regjistër për sendet e luajtshme U përkrah Raporti i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për mbikëqyrjen e zbatimit të... lexo më shumë
- E Hënë, 05.11.2012
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Seanca e radhës mbahet më 8 nëntor Do të shqyrtohen katër projektligje Do të ratifikohet Vendimi i Qeverisë për themelimin e Universitetit të Prizrenit dhe të Universitetit të Pejës lexo më shumë
- E Hënë, 05.11.2012
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Agjenda evropiane është agjenda më konsensuale e spektrit politik të Kosovës, theksoi ministrja Vlora Çitaku Me plotësimin dhe realizimin e kritereve afatshkurtra Kosova shumë shpejt do të jetë e gatshme të fillojë negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit lexo më shumë
- E Premte, 02.11.2012
Mbledhja e Kuvendit shtyhet për ditën e hënë
- E Enjte, 01.11.2012
Mbledhja e Kuvendit
Platformë e bisedimeve është Kushtetuta e Kosovës dhe Rezoluta e Kuvendit. Ky vit ishte vit evropian për Republikën e Kosovës Ti lëmë prapa dhe anash interesat partiake - të koncentrohemi mbi të gjitha në interesat shtetërore dhe vizionin për të ardhmen dhe të bashkëpunojmë për integrimet evropiane. Të mbesim të bashkuar në qëllimet... lexo më shumë
- E Enjte, 01.11.2012
Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi Bashkinë e Sheffieldit
Mysafirët nga Kosova u priten nga kryetari lord i Bashkisë, Parlour lexo më shumë
- E Enjte, 01.11.2012
Deputetët Bajrami, Isufi dhe Gashi, pritën sot një delegacion nga Libia
Përfaqësues të Këshillit të Luftëtarëve të Libisë gjatë takimit që patën me deputetët e Kuvendit të Kosovës i vlerësuan lart të arriturat e Kosovës, ndërkaq shfaqën interesimin e tyre për të marrë përvojë nga Kosova në rrugën drejt ndërtimit të institucioneve demokratike, si dhe për krijimin e infrastrukturës juridike lexo më shumë