Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 15.04.2014
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi amendamentet e Projektligjit për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese. Amendamentet e projektligjit i paraqiti kryetari, Pajaziti. Pas shqyrtimit të tyre, komisioni i miratoi amendamentet dhe vendosi që t'i procedojë tutje për shqyrtim të dytë në mbledhje plenare të Kuvendit.
Po ashtu, në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Aviacionin Civil, rekomandimet e të cilat i paraqiti, deputetja Teuta Sahatqija.