Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 25.03.2014




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga kryetarja e Komisionit, zonja Jasmina Živkoviæ, në mbledhjen e sotme pikë kryesore të rendit të ditës pati shqyrtimin e Ligjit nr. 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, me amendamentet e Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale me në krye ministrin , z. Nenad Rašiè, kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, z. Fikrim Damka, si dhe përfaqësuesit e OSBE-së, ata të Ambasadës së Zvicrrës në prishtinë, ECMI Kosova dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete pran Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes, kryetarja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuiteteve dhe Kthim, zonja Jasmina Živkoviæ, në fillim të ekspozeut të vet, kërkoi nga ministri dhe kryetari i komisionit, të japin informata shtesë në lidhje me amendamentin19, konkretisht në lidhje me nenet 1 dhe 2. Duke folur për këtë amendament, saktësisht për nenin 1 dhe 2, ministri dhe kryetari i komisionit theksuan se me këtë dëshirojnë ta precizojnë atë që, ata që posedojnë letërnjoftim të Kosovës, shtetësi dhe vendbanim të përhershëm në Kosovë, edhe mëtej do t'i gëzojnë të drejtat në pension të pleqërisë, kurse të gjithë ata të cilët nuk i kanë këto dokumente, humbin të drejtën në pensionin kosovar të pleqërisë. Përndryshe, në këtë kategori nuk hyjnë ata persona që kanë status të refugjatit dhe personat e shpërngulur përkohësisht në shtetet tjera , më sakt ata të cilët kanë lindur dhe jetuar para luftës në Kosovë dhe e kanë pasur të rregulluar statusin e vendbanit në kosovë.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim