Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari

E Enjte, 06.03.2014




Në kuadër të aktiviteteve të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga deputeti Fatmir Limaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka bërë sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz dhe ka vendosur kurorë lulesh.

Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi tha se misioni i Komandantit Legjendar Adem Jashari, ishte shtimi i vendosmërisë, i guximit dhe besimit të popullit shqiptar për liri.

"Duke iu falënderuar këtij misioni, UÇK-ja u masivizua dhe u mobilizua në luftën për liri, të cilën e gëzojmë sot", theksoi kryetari Krasniqi.

Kreu i Kuvendit vizitoi edhe Familjen Jashari, ku u prit nga përfaqësuesi i kësaj familjeje, Murat Jashari.

 

 

Kryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem JashariKryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari