Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 26.02.2014
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Fikrim Damka, shqyrtoi sot dy projektligje.
Komisioni shqyrtoi Projektligjin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i rekomandoi seancës plenare miratimin e tij në parim.
U shqyrtua, gjithashtu, edhe Projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili i është kthyer komisionit me vendim të seancës plenare.
Anëtarët e komisionit diskutuan propozimet e grupeve parlamentare për disa plotësim-ndryshime eventuale në projektligj dhe u pajtuan që vendimi përfundimtar të merret në një nga mbledhjet e ardhshme të komisionit.