Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
E Mërkure, 26.02.2014
Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Ramë Vataj, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi në parim Projektligjin për Provimin Përfundimtar dhe të Maturës Shtetërore, nr. 04/L-258. Me këtë Projektligj rregullohet mënyra e organizimit , përmbajtja, kushtet, kriteret dhe procedurat e provimit përfundimtar dhe provimit të maturës shtetërore.
Gjatë debatit anëtarët e Komisionit u angazhuan në funksion të gjetjes së zgjidhjeve sa më të mira ligjore sipas standardeve ndërkombëtare në lëmin që rregullon ky Projektligj. Pas debatit, Komisioni përkrahu në parim këtë Projektligj dhe njëherësh e procedoi atë më tutje për shqyrtim në Kuvend.