Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Marte, 25.02.2014




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, të kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare e komisionit, është shqyrtuar Raporti i Panelit Intervistues për përzgjedhjen e kandidateve për Avokatin e Popullit. Paneli njoftoi se, kandidatët, të vlerësuar me më së shumti pikë, e që do t'i nënshtrohen votës së deputetëve në mbledhje plenare të Kuvendit janë: Adriana Hoxhiq, Hilmi Jashari dhe Xhuljeta Mushkolaj. Komisioni, ndërkaq, në mënyrë unanime e miratoi Raportin, dhe vlerësoi se i tërë procesi ka qenë transparentë dhe është zhvilluar në mënyrë të rregullt.

Në këtë mbledhje, komisioni ka shqyrtuar edhe një peticion.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...