Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti kryetarin e OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli
E Premte, 21.02.2014
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-ës, Muharrem Xhemajli. Temë e takimit ishte çështja e Projektligjit për veteranët e UÇK-së, i cili tashmë ka hyrë në procedurë të Kuvendit të Kosovës. Z. Muharrem Xhemajli u angazhua për nevojën e përshpejtimit të dinamikës së shqyrtimit të këtij Projektligji me rëndësi të veçantë, me anë të të cilët do të kontribuohet në përmirësimin e pozitës së veteranëve, një pjesë e të cilëve jetojnë në kushte të rënda sociale.
Kryekuvendari Krasniqi tha se Projektligji tashmë është dorëzuar në Kuvend, ndërsa komisionet përkatëse do të japin kontributin e tyre për shqyrtimin dhe aprovimin e tij sa më të shpejtuar nga ana e Kuvendit të Kosovës.