Lajmet e fundit
Komisioni për Legjislacion
E Mërkure, 19.02.2014
Komisioni për Legjislacion, i kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, ka vazhduar edhe sot me shqyrtimin e Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, anëtarë të komisionit theksuan faktin se procesi për reformë zgjedhore po përfundon suksesshëm.
Anëtarë të Komisionit dhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi përfunduan trajtimin e këtij projektligji, u dakorduan që KQZ-ja të sjellë në komision rekomandime me shkrim, ndërkaq gjatë javës së ardhshme të votohet në komision.
Projektligji u shqyrtua në bazë të draft-ligjit të spastruar, i proceduar nga Komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore, të cilit i ka kaluar mandati.