Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacionit
E Marte, 18.02.2014
Në mbledhjen sotme të Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u shqyrtua Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, në bazë të draft-ligjit të spastruar, i proceduar nga Komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore, të cilit i ka kaluar mandati.
U paraqitën një sërë propozime nga anëtarë të komisionit dhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërkaq, trajtimi i mëtejmë i këtij projektligji do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme (19 shkurt), duke filluar nga ora 11:00.