Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Bujqësi...
E Marte, 18.02.2014
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Nait Hasani. Me këtë rast, komisioni formoi grupet punuese për amendamentimin e disa projektligjeve, të cilat kanë kaluar në leximin e parë në mbledhje plenare të Kuvendit. Kryesues i grupit punues për Projektligjin e zonës së rrezikuar të Obiliqit me rrethinë u vendos që të jetë, deputeti Ramiz Lladrovci, të Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma, Nait Hasani, për Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit në Republikën e Kosovës, deputetja Sevdie Lama, për Projektligjin për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, kryetari i komisionit, Hasani, ndërkaq, kryesues i grupit punues të Projektligjit për regjistrimin e bujqësisë është vendosur që të jetë, deputeti Faton Topalli.
Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit kanë ngritur shqetësimin edhe për gjendjen e lumenjve në vend. Lidhur me këtë, komisioni vendosi që të kërkojë Raport nga ministria përkatëse.