Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi bëri homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz
E Hënë, 17.02.2014
Në kuadër të shënimit të 6- vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, bëri homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. Me këtë rast kryetari i Kuvendit Krasniqi theksoi: "Prekazi përmbledh gjithë sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Tashmë është obligim i të gjithëve që të punojmë për një ardhmëri dhe mirëqenie sa më të mirë të popullit dhe të Kosovës".
Pas homazheve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, bëri një vizitë të shkurtër në familjen Jashari.