Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacionit

E Premte, 14.02.2014




Në mbledhjen sotme të Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u shqyrtua Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, në bazë të draft-ligjit të spastruar, i proceduar nga Komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore, të cilit i ka kaluar mandati.

Gjatë këtij takimi u trajtuan 53 nene të këtij projektligji, nga 127 sosh. Anëtarë të komisionit, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të shoqërisë civile paraqiten vërejtje dhe propozime në disa nene të caktuara.

Për trajtimin e mëtejmë të këtij projektligji Komisioni do të vazhdojë punën gjatë ditës së martë (18 shkurt), duke filluar nga ora 10:00.

 

Mbledhja e Komisionit për Legjislacionit