Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Premte, 14.02.2014




Projektligji për produkte medicinale dhe pajisje medicinale, ishte temë e vetme në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Fikrim Damka.

Komisioni shqyrtoi serish amendamentet e propozuara nga grupi punues, ndërsa u fokusua në amendamentin që kishte të bënte me Agjencionin për produkte dhe pajisje medicinale, të propozuar nga deputeti Shaip Muja. Sidoqoftë, komisioni u pajtua që të qëndrojë prapa versionit të vet.

Më pas, projektligji në tërësi u përkrah nga anëtarët e komisionit dhe u procedua për shqyrtim në komisionet kryesore.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale