Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Premte, 14.02.2014




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi dhe përkrahu dy projektligje: Projektligjin për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës dhe Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Pas shqyrtimit dhe miratimit të tyre, këto projektligje do të procedohen tutje për shqyrtim final në mbledhje plenare.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Bordin Ekzekutiv të AKP-së. Lidhur me këtë, komisioni vlerësoi se kompletimi i tij me një anëtar ndërkombëtar dhe dy anëtarë vendor është i domosdoshëm.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...