Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi do të marrë pjesë në forumin Kosova : shteti më i ri evropian, që do të mbahet në Tiranë
E Enjte, 13.02.2014
Me ftesë të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave , kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të marrë pjesë në Forumin e 6-të publik të kësaj Akademie, i cili do të mbahet, më 14 shkurt 2014, në Tiranë. Në këtë forum do të trajtohet tema "Kosova : shteti më i ri evropian". Me këtë rast, kryekuvendari Krasniqi do të paraqitet me një kumtesë, ndërsa do të ketë takime edhe me personalitete më të larta të Shqipërisë.