Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 12.02.2014




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Fikrim Damka, u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre.

Komisioni u pajtua që raportin përfundimtar për projektligjin, ta procedojë për miratim në Kuvend, pa raportet e dy komisioneve kryesore: Komisionit për Buxhet dhe Financa dhe atij për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, për faktin se, sipas komisionit, kanë kaluar afatet e përcaktuara me rregullore.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale