Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...
E Marte, 11.02.2014
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Ahmet Isufi, shqyrtoi Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.
Pas shqyrtimit të amendamenteve, u vendos që ky projektligj të procedohet tutje për shqyrtim të dytë në mbledhje plenare të Kuvendit. Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për pjesëmarrjen e disa anëtarëve të komisionit në takimin e Kartës së Adriatikut, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 janar në Tiranë. Po ashtu, është diskutuar edhe për organizimin e një tryeze në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për armët. Kjo tryezë do të organizohet në bashkëpunim me DICA-në, ndërsa pritet të mbahet në muajin mars.