Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Hënë, 10.02.2014




Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Ramë Vataj, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, nr. 04/L-221. Pas shqyrtimit, Komisioni përkrahu amendamentet në këtë Projektligj dhe njëherësh e procedoi atë më tutje në Kuvend.

Komisioni për Arsim në mbledhjen e sotme pos tjerash ka debatuar edhe për rastin e mbylljes së shkollave në Komunën e Prishtinës me vendim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti .

Komisioni rekomandon që shkollat të mos shfrytëzohen për qëllime politike, pasi vendimet për ndalimin e procesit mësimor bien në kompetencë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sa i përket çështjes së përdorimit të naftës për ngrohje në shkolla dhe vlerësimit të kualitetit të saj, kjo është kompetencë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila vendos në mbështetje të analizave të laboratorëve të licencuar.

Në këtë frymë, Komisioni rekomandon vazhdimin normal të procesit mësimor në shkollat e Prishtinës, duke apeluar që të mos ngjallet huti pa nevojë.

 

 

 

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media