Lajmet e fundit

GGD-ja priti një delegacion nga Rrjeti i grave rome, ashkalike dhe egjiptiane

E Hënë, 10.02.2014




Kryetarja e Grupit të Grave Deputete (GGD), Teuta Sahatqija, priti sot një nga Rrjeti i grave rome, ashkalike dhe egjiptiane (RROGRAE).

Fillimisht deputetja Sahatqija i njoftoi të pranishmet me angazhimet e GGD-së, por edhe përmendi rëndësinë e integrimit dhe avancimit të grave RAE në shoqëri.

Drejtoresha ekzekutive e RROGRAE, Shpresa Agushi, shpjegoi se gjendja e komuniteteve RAE nuk është aspak e favorshme, madje tha Agushi, gratë e këtyre komuniteteve janë më të anashkaluara në krahasim me komunitetet tjera në Kosovë. Ajo tha se gruaja RAE është trefish e diskriminuar, duke filluar nga familja, komuniteti dhe shoqëria. Sipas saj, ato ballafaqohen me probleme si: niveli tepër i ulët i arsimimit, papunësia, varfëria, dhuna etj., andaj, kërkoi që deputetet të jenë zëri i të gjitha grave duke përfshirë edhe gratë RAE.

Për problemet e grave nga RAE, foli edhe Indira Elshani, e cila tha se "ne veç tjerash, ballafaqohemi me përçmim etj".

Më pas, kryetarja Sahatqija tha se misioni i GGD-së është përkrahja e grave, me qëllim të përfshirjes, avancimit dhe fuqizimit të gruas. "Prandaj, ne do të angazhohemi që bashkë me ju ti arrijmë këto objektiva", tha deputetja Sahatiqja.

Në takim morën pjesë edhe Ilirjana Jaka Gashi nga Ëomen for Ëomen Internationale dhe Maria Berishaj nga OSBE.

 

GGD-ja priti një delegacion nga Rrjeti i grave rome, ashkalike dhe egjiptiane