Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacionit

E Hënë, 10.02.2014




Në mbledhjen sotme të Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, temë diskutimi ishte Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi u sqarua se për këtë çështje Komisioni do të punojë gjatë ditës së premte ((14 shkurt), duke filluar nga ora 10:00, në mënyrë që të qartësohet, veç tjerash, edhe mënyra dhe koha e procedimit të këtij ligji në lexim të parë, në seancë plenare. Ndërkaq, u tha po ashtu se Komisioni do të punojë në draft-ligjin e spastruar, proceduar nga Komisioni ad-hoc për reformën zgjedhore.

 

 Mbledhja e Komisionit për Legjislacionit