Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen e këngëtares Zela
E Enjte, 06.02.2014
Me rastin e vdekjes së artistes së madhe të këngës, Vaçe Zela, kryekuvendari Krasniqi i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes së këngëtares , më këtë përmbajtje:"
Shqiptarët kudo në botë mësuan sot lajmin e trishtuar për vdekjen e mbretëreshës së këngës shqipe, Vaçe Zela.
Ajo që e re hyri me vrull në skenën e artit, duke sjellë emocione të fuqishme artistike gjatë gjithë jetës dhe për të mbetur përjetshëm në panteonin shqiptar.
Zëri kumbues i Vaçes nuk ka vdekur, sepse do të shoqërojë edhe shumë breza artdashës shqiptarë.
Duke ndarë dhembjen bashkë me ju, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve dhe gjithë adhuruesve të saj u shpreh ngushëllime të thella për këtë humbje të madhe", thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryekuvendarit Krasniqi.