Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 05.02.2014




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Fikrim Damka, u diskutua për Projektligjin për produkte medicinale dhe pajisje medicinale.

Komisioni filloi me shqyrtimin e amendamenteve të propozuara nga grupi punues, por u pajtua se nevojiten konsultime shtesë lidhur me kompetencat e Agjencionit për produkte dhe pajisje medicinale dhe Inspektoratit farmaceutik.

Rrjedhimisht, u dakordua që gjatë ditëve në vijim, të zhvillohen takime me faktorët relevantë, të cilët kanë të bëjnë me projektligjin.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale