Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Marte, 04.02.2014
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar, ka diskutuar për Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma.
Komisioni i pajtua që, për shkak të reagimit dhe interesimit të madh publik lidhur me disa aspekte përmbajtësore të projektligjit, javën e ardhshme të organizohet dëgjim publik, në të cilin do të ftohen të gjithë faktorët relevantë që kanë të bëjnë me këtë projektligj.
Komisioni vendosi që krahas dëgjimit publik, të realizojë edhe disa vizita të veçanta në bashkësitë fetare në Kosovë.