Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Marte, 04.02.2014
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të udhëhequr nga kryetari Fikrim Damka, shqyrtoi katër projektligje në parim dhe një projektligj me amendamente.
U përkrahën dhe iu rekomanduan seancës plenare për miratim në parim këto projektligje: Projektligji për sigurimin shëndetësor, Projektligji për shërbimin mjekësor emergjent, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe Projektligji për shëndetin mendor.
Në vazhdim, u shqyrtuan amendamentet e propozuara nga grupi punues për Projektligjin për transplantimin e indeve dhe qelizave. Projektligji, me amendamente, u përkrah nga komisioni dhe u procedua për shqyrtim në komisionet kryesore të Kuvendit.