Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 29.01.2014




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të udhëhequr nga kryetari Fikrim Damka, shqyrtoi Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, si dhe amendamentet e propozuara nga komisionet kryesore.

Pasi analizoi të gjitha amendamentet e propozuara, komisioni përkrahu amendamentin 7 të Komisionit për Buxhet dhe Financa, i cili ka të bëjë me mënyrën e rregullimit ligjor të kushteve dhe kritereve për pension kontributpagues të moshës për punëtorët e Kosovës të larguar me dhunë nga puna apo të shpallur si tepricë teknologjike pa bazë ligjore, në vitet 1989-1999.

Komisioni e përkrahu projektligjin me amendamente dhe e procedoi për miratim në Kuvend.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale