Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

E Mërkure, 29.01.2014




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka mbajtur sot mbledhjen e parë të sesionit pranveror.

Në këtë mbledhje të kryesuar nga Florin Krasniqi, kryetar i Komisionit, u shqyrtua Raport i Punës së Komisionit për vitin 2013 dhe Plani i Punës për këtë vit.

Komisioni vlerësoi se Plani i Punës, i paraparë për vitin e kaluar është realizuar pothuajse në tërësi.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Plani i Punës për vitin 2014.

 

Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë