Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
E Mërkure, 29.01.2014
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Naser Osmani, zëvendëskryetar i parë, shqyrtoi Planin vjetor të punës për vitin 2014 dhe një projektligj.
Anëtarët e komisionit përkrahën njëzëri Planin e punës dhe u pajtuan që gjatë këtij viti të monitorohen dy ligje: Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Ligji tatimin mbi të ardhurat e korporatave.
U përkrah, gjithashtu, edhe Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, me amendamentet e komisionit funksional.