Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 28.01.2014




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, shqyrtoi dhe përkrahu në parim dy projektligje: Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Projektligjin për themelimin e Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit. Lidhur me këto projektligje, komisioni ka formuar edhe grupet punuese. Në këtë mbledhje është miratuar edhe Plani i Punës së komisionit për vitin 2014.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...