Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Premte, 24.01.2014




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, shqyrtoi raportin e punës për vitin 2013 dhe planin e punës për vitin 2014.

Duke bërë një përmbledhje të angazhimeve dhe punës së komisionit gjatë vitit të kaluar, kryetari Damka e konsideroi atë të suksesshëm, ndërsa shpalosi planin për vitin 2014. Ai përmendi një varg ligjesh me rëndësi të veçantë, të cilat do të shqyrtohen nga komisioni gjatë këtij viti, si dhe aktivitetet e tjera të planifikuara, konform detyrave dhe përgjegjësive të komisionit.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi raportin e punës për vitin e kaluar dhe planin për vitin 2014.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale