Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti kryesuesin e Bordit Drejtues të Trustit Pensional të Kosovës, z.Ymer Havolli

E Mërkure, 22.01.2014




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me kryesuesin e Bordit Drejtues të Trustit Pensional të Kosovës, z.Ymer Havolli me bashkëpunëtorë. Z. Ymer Havolli pasi u falënderua për këtë pritje, njoftoi kryetarin Krasniqi me të dhënat kryesore investuese dhe operacionale të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Ai theksoi se ky fond gjatë vitit 2013 pati bilancin më të mirë financiar gjatë veprimtarisë së tij. Në vijim ai vlerësoi lart edhe bashkëpunimin shumë të mirë ndërmjet këtij fondi dhe Kuvendit të Kosovës. Në këtë rrjedhë gëzon fakti që ky Fond pret edhe sivjet një vit të frytshëm.

Kreu i legjislativit të vendit, Krasniqi, përgëzoi udhëheqjen e këtij Bordi Drejtues, duke i uruar për suksese të mëtejme. Ai vlerësoi edhe raportet e mira të Fondit me Kuvendin dhe kontribuesit e vendit.

Kryekuvendari Krasniqi priti kryesuesin e Bordit Drejtues të Trustit Pensional të Kosovës, z.Ymer Havolli