Lajmet e fundit

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik priti përfaqësues të ish- ndërmarrjes shoqërore “BALLKAN”-i nga Suhareka

E Marte, 21.01.2014




Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukture, Tregti dhe Industri, Zenun Pajaziti, takoi sot përfaqësuesit e ish-ndërmarrjes "BALLKANI"-i të Suharekës. Me këtë rast, përfaqësuesit e kësaj ish ndërmarrjeje kanë njoftuar për procesin e privatizimit, për të cilin vlerësuan se e kanë përcjellë shumë parregullsi. Sipas tyre, blerësi i kësaj ndërmarrjeje nuk ka përmbushë kontratën sipas Spin-oofit special, andaj kërkuan që kjo ndërmarrje të ritenderohet. Ata po ashtu hodhën akuza të shumta ndaj AKP-së për mos shpërndarjen e 20% të mjeteve nga shitja e ndërmarrjes.

Kryetari i komisionit, Pajaziti, ndërkaq i siguroi ata se për kërkesat e tyre do të njoftojë komisionin parlamentar, si dhe do të kërkojë sqarime nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Lidhur me këtë, Pajaziti tha se do të takojë edhe përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe përfaqësuesit e Qeverisë. Në këtë takim është shqyrtuar edhe nevoja e plotësim-ndryshimit të Ligjit për AKP-në dhe Dhomën e Posaçme te Gjykatës Supreme. Po ashtu, Pajaziti i siguroi ata se, jo vetëm për këtë çështje, por do të angazhohet për tërë procesin e privatizimit që ka ndodhur në vend.

 

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik priti përfaqësues të ish- ndërmarrjes  shoqërore  “BALLKAN”-i nga Suhareka