Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 21.01.2014




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme diskutoi për Raportin e Punës së komisionit për vitin 2013. Duke e paraqitur këtë Raport, kryetari i komisionit, Zenun Pajaziti, sqaroi se në të janë pasqyruar në mënyrë statistikore aktivitetet e punë së komisionit për vitin që lamë pas. Sipas këtij raporti, komisioni në vitin e kaluar ka zhvilluar mbi 100 aktivitete, përfshirë këtu mbledhjet e mbajtura, monitorimin e ligjeve, tryezat e punës, rekomandimet dhe vizitat e realizuara në institucione të ndryshme.

Në këtë takim, komisioni ka diskutuar edhe për procesin e privatizimit në Kosovë. Për tu informuar për së afërmi lidhur me këtë, komisioni mori vendim që të vizitojë Agjencionin Kosovar të Privatizimit (AKP).

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...