Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore...
E Marte, 21.01.2014
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të sesionit pranveror.
Në këtë takim, të kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare e komisionit, u mor vendim për inicimin e ndryshim-plotësimit të Ligjit për persona të zhdukur. Këtë vendim, komisioni e arsyetoi me faktin se ligji aktual për persona të zhdukur, nuk i mbron interesat e familjarëve të të zhdukurve. Komisioni formoi grupin punues për amendamentimin e këtij projektligji, të kryesuar nga Suzan Novobërdali. Anëtarë të këtij grupi do të jenë: Justina Pula, Kymete Bajraktari, Biserka Kostiq dhe Rita Hajzeraj- Beqa.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe Raporti i Punës së komisionit për vitin 2013.