Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
E Marte, 21.01.2014
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, u shqyrtua dhe u përkrah raporti i Punës së Komisionit, për vitin 2013.
Anëtarët e komisionit përkrahën në parim dhe formuan grupe pune për shqyrtimin e Projektligjit nr. 04/L-242 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri, si dhe të Projektligjit nr. 04 L-241 për Armë. Ndërkaq, ata përkrahën për procedim në seancë plenare edhe Projektligjin nr. 04 L-248 për ratifikimin e marrëveshjes për Statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive.
Në vijim të mbledhjes, anëtarët e komisionit diskutuan edhe për çështjen e ish-pjesëtarëve të TMK-së, duke ngritur disa nga shqetësimet e tyre për këtë kategori. Krejtësisht në fund, kryetari i komisionit Ahmet Isufi, njoftoi anëtarët e komisionit për vizitën e tij në Bruksel, lidhur me dialogun e strukturuar në fushën e sundimit të ligjit dhe për çështjen e EULEX-it.