Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Këshilli grevist i IGK “Ballkani” nga Suhareka

E Marte, 21.01.2014




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim një delegacion nga Këshilli grevist i IGK "Ballkani" nga Suhareka, nga i cili u njoftua për zhvillimet në këtë ndërmarrje dhe kërkesat e punëtorëve e ish-punëtorëve të saj.

Kryesuesi i delegacionit, Hylki Hamzaj, shpalosi historikun e ndërmarrjes, mënyrën e privatizimit dhe performancën aktuale të saj.

Ai paraqiti një varg shqetësimesh të punëtorëve dhe ish-punëtorëve për mënyrën e menaxhimit të ndërmarrjes nga ana e firmës që menaxhon me të, produktit aktual të saj, si dhe trajtimit që iu bëhet punëtorëve.

Hamzaj kërkoi që shqetësimet dhe kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje institucionale.

Pasi dëgjoi shqetësimet e përfaqësuesve të punëtorëve të IGK "Ballkani", kryeparlamentari Krasniqi u solidarizua me kërkesat e tyre dhe shprehu përkushtimin e tij për të ndjekur procedurat e rregullta për të gjitha çështjet që i adresohen Kuvendit.

Kryeparlamentari Krasniqi priti një delegacion nga Këshilli grevist i IGK “Ballkani” nga Suhareka