Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e ri të misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Alain-Miniane

E Mërkure, 15.01.2014




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim shefin e sapoemëruar të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Jacques Alain-Miniane, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend, që lidhen me aspekte financiare.

Në takim ishte i pranishëm edhe shefi i deritashëm i këtij misioni, Johannes Wiegand, i cili prezantoi pasardhësin e tij në krye të misionit të FMN-së dhe njëherësh, vlerësoi lart bashkëpunimin me Kuvendin gjatë periudhës sa ai ka udhëhequr këtë mision.

Jacques Alain-Miniane, ndërkaq, tha se do ta vazhdojë punën e z. Wiegand dhe shprehu interesimin për ta vazhduar bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Krasniqi falënderoi shefin në largim të misionit të FMN-së për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira, ndërsa shefit të sapoemëruar i uroi suksese në detyrën e tij të re.

Me këtë rast, Krasniqi shprehu gatishmërinë dhe interesimin për ta vazhduar bashkëpunimin, në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar të Kosovës dhe shpenzimeve adekuate të buxhetit të shtetit.

Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e ri të misionit të FMN-së në Kosovë, Jacques Alain-Miniane