Lajmet e fundit

Mesazh urimi i kryekuvendarit Krasniqi

E Hënë, 30.12.2013




Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryekuvendari Krasniqi, iu drejtua qytetarëve me një mesazh urimi me këtë përmbajtje:"

Të dashur qytetarë dhe qytetare ,
Zonja e Zotërinj,

Në këtë prag të ndërrimit të moteve, me një ndjenjë shumë të veçantë dëshiroj të ndaj me të gjithë ju urimet e mia më të ngrohta e të sinqerta në këtë festë tradicionale të shkëmbimit të viteve.

Në këto momente shumë të veçanta të ndërrimit të moteve , pa dyshim që mendja më shkon tek të gjithë ata dëshmorë dhe martirë të Atdheut, të cilët me sakrificat e tyre bënë që ne sot të frymojmë dhe festojmë lirisht.


Sot ,gjithashtu ndaj dhembjen edhe me të gjithë ata qytetarë dhe familje që gjatë këtij viti u përballën me sëmundje dhe varfëri . Uroj që viti 2014 të sjellë plotë gëzime , shpresë për një të ardhme më të begatshme në familjet e tyre !

Të dashur qytetarë e qytetare

Viti që po e lëmë pas ishte një vit me plotë sfida , me suksese, por edhe dështime ,
prandaj Viti i Ri do të na gjejë me objektiva më madhore për një zhvillim më të hovshëm ekonomik, si dhe një përkushtim më të madh të të gjitha institucioneve shtetërore për ndërtimin e Kosovës evropiane.

Viti 2014 është viti i përgjegjësive më të mëdha. Kosova duhet të ecë më shpejt në zhvillimet e gjithmbarshme shoqërore, proceseve të demokratizimit dhe luftës kundër krimit të organizuar , korrupsionit dhe ekstremizmave të ndryshme.

Uroj që ky vit të sjellë suksese, shëndet, punë e mirëqenie për secilin qytetar dhe në çdo familje të Kosovës. Urimet tona më të mira shkojnë gjithashtu edhe për gjithë prezencën ndërkombëtare në Kosovë, e veçanërisht për ushtarët dhe oficerët e KFOR-it.


Shëndet dhe mbarësi edhe për familjet e tyre!


Gëzuar!", theksohet në urimin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

 

 

 

Mesazh urimi i kryekuvendarit  Krasniqi