Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
E Enjte, 26.12.2013
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në takimin e sotëm të kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare e komisionit, mori vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Këtë vendim, komisioni e mori pasi që mandati i Avokatit të Popullit do të përfundojë më katër qershor të vitit të ardhshëm, andaj, në harmoni me ligjin konkursi duhet shpallur gjashtë muaj para kësaj date.
Konkursi do të publikohet më katër janar 2014, ndërsa afati për paraqitjen e kandidatëve do të jetë 20 ditë.