Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

E Marte, 24.12.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, u shqyrtuan dhe u përkrahën propozim-amendamentet për Projektligjin nr.04/L-230 për Agjensinë e Menaxhimit Emergjent.

Më tej, kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, njoftoi anëtarët e komisionit lidhur me Projektligjin për Komisionarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, i hartuar nga Komisioni për Siguri dhe Mbikëqyrjen e FKS-së. Ai sqaroi se Kryesia e Kuvendit është dakorduar që ky projektligj t'i dërgohet për mendim Qeverisë.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së