Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi uron Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji

E Hënë, 23.12.2013




Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram urimi Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me këtë përmbajtje:

"I nderuar Imzot Dodë Gjergji,


Kam kënaqësinë që në emrin tim dhe të Kuvendit të Kosovës, në këtë ditë të shenjtë, t'Ju uroj Juve dhe të gjithë besimtarëve që Ju u prini, Ditën e Krishtlindjeve. Kjo ditë simbolizon ditën e lindjes dhe forcimit të besimit në Zotin. Krishtlindjet duhet të na japin fuqi të mbijetojmë në përballjet tona të përditshme, duke pasur si qëllim të çrrënjosim të keqen dhe padrejtësinë kudo që shfaqen ato.


Në këtë frymë, me përkushtim dhe përgjegjësi, bashkërisht të përpiqemi për një zhvillim më të madh të shoqërisë sonë, për një prosperitet të gjithmbarshëm të vendit, për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë, me qëllimin hyjnor të ndërtimit të një Kosove të zhvilluar dhe moderne.

Gëzuar!" , thuhet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

Kryekuvendari Krasniqi uron Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji