Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 18.12.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, shqyrtoi Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti dhe atë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre.

U njoftua se në komision ende nuk kanë ardhur të gjitha raportet me rekomandime nga komisionet u përhershme dhe u dakordua që të pritet deri në mbledhjen e ardhshme, kur edhe pritet të procedohen në seancë plenare.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale